KUNDER BANDAVE SERBO-BULLGARE

"Çështja maqedone".
Krijimi i organizataveterroriste në
Maqedoni.
Reformat në Maqedoni.
Kundërveprimii çetave kaçake të Bilal
Çelës, Tahir Tolës, Islam Onbashit.


Në vite 1894-1896 lindi "Çështja Maqedone",
ge vuri në lëvizje monarkitë ballkanike për
aneksime territoriale të ish Maqedonisë së
Aleksandrit (shk. I IV para Krishtit). Gjatë
sundimit, gati pesë shekullor, të Perandorisë
Osmane, Maqedonia nuk u njohë si njësi e
veçantë territoriale-administrative. Në truallin
e dikurshëm të Maqedonisë antike Perandoria
Osmane ngriti dy vilajete: të Manastirit dhe të
Selanikut.) Vilajeti i Manas tirit po thuajse
popullohej nga popullsia shqiptare. Për tu çliruar
nga Perandoria Osmane dhe pushteti despotik
tridhjetë vjeçar i Abdyl Hamidit në këtë truall
shperthyen lëvizjet nacionalçlirimtare. Këto
lëvizje ngjallën ndjenja aneksioniste të qarqeve
politike të Beogradit, Sofies dhe Athinës. Për të
aneksuar sa më shumë vise në këtë truall, ku
shqiptarët ishin humbësit më të mëdhenjë n
Vise e popullësi, qarqet politike të këtyre
monarkive organizuan banda e organizata të
shumta terroriste, që vepronin fuqishëm e me
program me të detajuara.
Késhtu në verën e viti 1894, u formua në
Selanik "Organizata e Brendshme Revolucionare
Maqedone"(VMRO). Një vit më vone formohet
dhe "Organizata e Jashtme në Sofje, ose siç u
quajt në disa dokumente të tjera "Komiteti
Lartë i Maqedonisë dhe Edrenesë" në të cilën
bënin pjesë oficerë bullgarë me ori8jinë nga
Maqedonia, si dhe personalitete të afërta me
princin Ferdinand". Të dyja këta organizata
hodhën parrullën e "Autonomisë së Maqedonisëë",
të cilat nëpërmjet banadave të armatosura e të
udhëhequra nga oficer bullgar, nën komandën
e një farë Boris Serafovit, u hodhën në vilajetin
e Manastirit dhe të Kosovës, me qëllim që të
krijonin trubullira dhe të provokonin kryengritje
të popullsisë maqedonase. Në marathonë me
Sofjen u aktivizua dhe Be0gradi për aneksimin
e viseve shqiptare e maqedonase. Për këtë
qëllim, veç komitetit "Sllavo-maqedon" të
themeluar, që më 1887 në Vranjë, nisi të
vepronte gjatë vitit 1890 dhe "Vëllazëria e serbo
maqedonasve dhe e serbëve të "Serbisë së
Vjetër"(Kosovës). Prapa nuk ngeli dhe Athina,
Cila në vitin 1894 formoi "Shogërinë e
Kombëtare"(Etniki Etteria). Në vitet 1895-1896
kundër popullsise e viseve shqiptare e
magedonase vepronin dhe dy organizata e tjera e: "Helenizimi dhe "Makedonikus
Silogos" (Shoqeria Maqedonase)0
Në verën e vitit 1896, oficerë të ushtrisë
greke, të organizuar ne banda të armatosura, e
kishin shtrire veprimtarinëe tyre deri në Prespë
e Pelister. Të gjitha këta zhvillime bënë, që Porta
e Lartë të përqéndronte trupa të shumta në
vilajetin e Kosovës dhe të Manastirit. Por kur
dhe me forcën e arméve nuk u arrit gjë, Porta
me 22 prill 1896, miratoi dekretin mbi "Reformat
në Vilajetin e Rumelisë", Edhe pse reformat u
propogaduan per nje "administrim të mirë civil,
juridik e finanCiar, forcimin e rregullit të
brendshëm dhe sigurimin e mirëqenies së
popullit ata favorizuan vetëm monarkitëbe
Ballkanit dhe rrezikuan seriozisht trojet
shqip tare. Shqip tarët u Vunë në mes të dy
zjarreve: qëndresë të mos zbatimit të reformave
të miratuara nga Porta dhe të luftës për
mbrojtjen e viseve shqiptare nga aneksimi i
qargeve politike zyrtare të monarkive të
Ballkanit. Dibra u bë bjë nga vatrat e gendreses
Se shqiptarëve ndaj mos zbatimit të reformave.
Komisioni i reformave nuk guxoi te hynte
lare në Sanxhakune Dibrës. Por nga ana tjeter bandat serbo-bullgare u bënë rrezik serioz për
popullsinë shqip tare krejtësisht të pa mbrojtur,
Pika mëenxehtë arriti në verën e vitit 1897, kur
këta banda të armatosura nisën terrorizmin e
popullsisë shqip tare me qëllim gë kjo të
mohonte kombësinë e sajo. Të gjitha këta
veprime kishin bërë të domosdoshëm daljen në
skenë të çetave dibrane për të frenuar rrezikun
serbo-bullgar. Kështu çeta e Bilal Ballancës,
Tahir Tolës, Islam Onbashit filluan tu
pergjigjeshin bandave bullgare e serbe me
veprime të fuqishme duke i dhënë lëvizjes
kombětare në trevën e Dibrës një gjallërim e
shtytje të mëtejshëm.

                         "Pa u çlirue Shqipnia,nuk e lëshoj pushkën nga dora"