CUBI ASHT NË QYTET

Kurbetçiu Petko takon Bilal Ballancën.
Kadiui Ohrit grabit Xha Petkon.
Cubi asht Kadiui Ohrit.

Vançe Nikollovski, në tregimin "Cubi asht
në qytet" duke vënë në gojën e xha Petkos
pohimi popullor, konkludon në art, por i
mbështetur fortë në fakte e ndodhi të jetuara se
hajdutërit,vrasësit nuk ishin shqiptarëtnuk ishte
Bilal Çela me çetëne tij, por pushtetarët turq
dhe shërbëtorët e tyre të bindur.
E shoh udhës të jap me pak shkurtime
tregimin e Nikollovskit, J0 per te perplasur
autorêt maqedon të të gjithë gjinive se ata e bënë
vetë këtë pa ndërhyrjen e ndonjë tjetri, por për
të mësuar të vërtetën, zërin e më të fuqishëm,
Zèrin e Popullit:". .. nji grup kurbetçinjësh të anës së Ohrit dhe Strugës u nisën me kuajt e tyre nga mali i
Petrinës
Ne mesin e tyre gjindej dhe kurbetçiu i
vendlindjes sime, Xha Petkoja... Në rrugë i
takon nji plak... Al l1 pyet:
-Kur keni ardhë në këtë anë ?
Kthehemi nga kurbeti, prej Vllahijei
- Pse të keqe?-pyeti njeni nga kurbetçinjtë
Petrinë sundon Cubi i ndigjuem Bilal Ballane
eiu

pergjigj xha Petkoja.
E paskeni zgjedhe rrugen e keqe -tha plak,
- Eh, o djemtë e mij!-tha plaku, ketu ne malin anca
me shoqërine e vet famekeqe.bejcilh qe provon
të kalojë këndej nga Ballanca e kap, e vret dhe
ia grabit të hollat. Prandaj dérroni rrugën dhe
ktheni ...mbrapa... Kurbetçinjte... vendosën
të kthehen...xha Petkoja ..tha:
Jo, jo, nuk kthehem! Nuk kthehem, madje
sikur të përmbyset...
 Ishte mesditë kur cubi Bilal Ballanca, me
shoqerinë e vet,pushonte pranë një burimi të
pastër malor dhe pinte raki të fortë, të cilëne
ftohte në krue. N'atë çast nëpër mal jehoi zani:
- Ooo, Bilal Ballanca... Ballanca e ndigjoi
zanin dhe u çue. Nëpër mal përsëri ushtoi:
- Ooo Bilal Ballanca ku je?
- Shkoni dhe kapeni atë budallain që bërtet,
lidheni dha ma sillni këtu! ... shoqënia besnike
e Bilal Ballancës e pruni njeriun të lidhun..
Te jetosh sa malet! - e përshëndeti njeriu 1
prumë Bilal Ballancën dhe iu përul deri në dhe.
-Çka ke? Pse bërtitshe aq fortë në mal si kur
me të cqerrë ujqtë?-pyeti Bilali
-Zotni, unë jam kurbetçiu Petko. Pesë vjet
Kam qenë në kurbet në Vllahi... kam kursyer
dy mijë napolona floriri. Kam shtatë fëmijé.Dhe kam ndigjue se sejcili që dëshiron me kalue
në këtë anë ti e vret dhe ja grabit të hollat. Te
lutem të keshë mëshirë, mos më Vrasish..
giysmene të hollave të mija do ta jap ty...
Cubi Bilal Ballanca u mrrol, lëshoi vetullat
dhe tha:
-Të kanë mashtruar, or mik. Unë nuk vras
çdo njeri, cubi nuk është këtu,cubi jeton në qytet
e jo në mal. Cub është kadiu i Ohrit.
Mandej urdhëroi:-çlirojeni! Shoqnia ia
zgjidhi duart xha Pekos.
- Ulu pranë meje, xha Petko! I tha Bilali dhe
ia afroi shishen e rakisë.
-Qe pij dhe shko me shëndet. Nuk kam mne
të marrë asgja. Veçse hapi mirë sytë, kur të
mërish në Ohër, të paraqitesh te kadiu. Ti
tregosh çdo gja si më takove, si kalove, dhe çka
të kam thanë për të. Dhe thuej që të moos
shpërndajë fjalë të këqia për mue! Xha Petko piu
një gotë raki, përshëndeti me përulje dhe me
kalin e tij të bardhë shkoi në Ohër...
- I ndershmi kadi, në malin Petrinë u takova
me cubin Bilal Ballanca!
- Me cubin Bilal Ballanca?-u habit kadiu
- Po, me Bilal Ballancën. Ai siç e shikon as
nuk më vrau, as të hollat nuk mi mori: dymijë
napolonat, aq sa kam gjithësej. Kur i afrova
gjysmëne të hollave nuk deshi me m'i marrë
dhe tha:"cubi nuk asht këtu,por në qytet,cub asht kadiu i Ohrit". Kështu më tha o i ndershmi,
Kadi!- Çka po flet? - u befasua kadiu
Po, ashtu, pikèrisht ashtu tha i ndershmi kadi.. Mandej tha se ti , ka
shpërndarë fjalë të këqija për të kadi, paske
- Bre, bre!- tha kadiu dhe u ra duarëve. Hyri
nji shërbėtor, kadiui tha:
- Dy kafe të mira, por kajmaklije! Njënën pë
mu dhe tjetrën për pasanikun Petko!
Kadiu mbylli njënin sy me dinakëri dhe
pyeti:
Çka mendon të bësh, pronar Petko, me ato
të holla?
- Do të ndërtoj nji shtëpi, kadi! Dhe do të blei
rroba për fëmijët. Të gjithë janë xhvesh e zbath
- Mirë ke mendue, pronar Petko, por shumë
janë ata dy mijë napolona për ty! Mjaftë i ke nii
mijë. Mandej kush e di si i ke fituar. Ndoshta
dhe i ke vjedhur. Që të mos kesh ndonji
vështirësi, a e di, nji mije do ti mi japësh mue,
ndërsa njimijë kam me ti lanun ty! Ndërsa unë
për njimijë napolonat kam me të shitun malin
Petrinë.
- Malin Petrinë?- tha Petko i çoroditun
- Po, Petrinën...Petkoja pa bërë fjalë
numëroi njimijë napolona.

Malin Petrinë e mbuloi shtresa e parë e
deborës. Atëherë xha Petko mori një thirrje prej
kadiut tëOhrit. Petkoja hyri te kadiu me thirrjen
në dorë. Ky e priti dhe i tha:
- Nuk të ban puna, o Petko!
- Pse nuk më ban? - pyeti Petkoja
- Petrinën e ka mbulue bora
- Dhe çka në se ka ranë borë?
- Ti e di mirë se Petrina është e jotja. Barijtë
dhe druvarët janë ankuar kundra teje. Druvarét
nuk munden me mbledhë dru, ndersa
barinjtënuk kan se ku me i kullot dhenët.
- Po çka mundem me ba unë, o i ndershmi
kadi?
- Do të marrësh argatë që të pastrojnë boren
në tërë malin. Përndryshe të pret burgu...
- Aman, o kadi. Qysh mundem me pastrue
tanë atë mal nga bora?
- E di unë amarnin...do m'i japish dhe ato
njimijë napolonate tjera që të të shpëtoi prej
burgut.. .me ato të holla do të mbledh argat që
të pastrojnë malin.
Petkoja... nxori napolonat dhe ja dha
kadiut...u nis kah katundi dhe rrugës tha:
- Shumë mirë e kishte Bilal Ballanca! Asht e
vërtetë se cubi nuk asht në mal, por ne qytet.
Kadiu asht cub i VERTETE



                         "Pa u çlirue Shqipnia,nuk e lëshoj pushkën nga dora"