LAMTUMIRE PATIN!


Miqësia dhe grindjet e Çelës me
Allamanin
Shahin bej Çela dhe Kuvendii Dheut
Largimi i Bilal Çelës nga Patini.


Fise e mëdha të krahinave verilindore e
kishin bërë si normë që, për të ruajtur pozitat e
tyre, lidheshin njëri me tjetrin nëpërmjet
krushqive.

Késhtu dy fise nga më të fuqishmit e Matit,
Çela i Patinit lidh miqësi me Ollomanine
Kurdarisë. Ka mendime se këta të fundit erdhën
nga Gjermania, që në kohën kur Skënderbeu futi
në ushtrinë e tij mjeshtrat e përdorimit të
artilerisë ushtar françez e gjermanë. Edhe sot në
Mat ekzistojnë dy fshatra me emrat Frank e
German.

Fisi i Ollomanit u asimilua shpejt, duke
marrë kulturën, gjuhën, traditat e ritet fetare të
vendësave. Me kohë Allamani u fuqizua dhe u
njohë si derë feudale bashkë me Çelën e
Zogollin.
Nuk dihet në ç'kohë e në g'rrethanë Çelet
grinden me Allamanin, vriten dhe ranë në një
hasmëri të egër, që edhe sot përmendet ajo
tragjedi rrënqethëse.Allamani kishte marrë vajzë
te Çelet, por kjo miqési nuk i ndaloi vrasjet nga
të dy palët. Thuhet se kete konflikt e organizuan
autoritetet osmane ne Mat, per te dobësuar
influencën e Oxhaqëve. Sidoqoftë ngjaria
tronditi jo vetëm krahinën e Matit, por dhe trevat
përreth. Çelet ku nga dhimbja, ku nga ligji i
ashpër i hakmarrjes, nuk kursyen dhe nipine
tyre që ishte biseduar që më paré qe të mos e

vrisnin.

Vrasja e nipit futi grindje brenda fisit të Çele
Gjithë dyshimet grumbulloheshin rreth më tëë
moshuarit Shahin bej Çelës edhe pse ndoshta

nuk kishte gisht në vrasjern e nipit.

Këtë veprim Dheu e dënoi. E dënuan dhe
djemtë e niprit e Shahin Çelës. Plakut nuki
mbeti rrugë tjetër vetëm të ngujohej në vatrën e
tij, por jo më nga Allamani që kishte mbetë
vetëm një fëmijë djepi, por nga djemtë dhe niprit
e tij. Dy prej tyre vishen me rroba grash dhe i
hyjnë gjyshit në dhomë dhe pa më të voglin
ngurim e vrasin. Kësaj vrasje të llahtarshme, pas
disa çastesh, do t'i shtohen dhe dy vrasje të tjera.
Këtë herë të bëra nga dora e cucës të Shahin bej

Çelës, Tajes.

Kjo me pushkën e babajt të vrarë shtinë dhe

vret të dy nipërit që po zbrisnin shkallët.

Pleqësia, Kuvendii Dheut, i dënoi dhe i
detyroi djemtë e plakut të vrarë Bilalin, Limin,
Hazizin, Maliqin dhe Xhemalin të largoheshin
per tre vjet nga Patini25. Ata u larguan dhe i lanë
lamtumirën Patinit për jetë. Bilali u vendos ne
katundin Bllacë të Dibrës së Madhe, ndërsa Limi
me tre djemtë Mollë, Emin dhe Sufë në filim u
vendosën në Topojan pranë fisit Dani dhe pas
gjashte muajve në Pollazhan të Peshkopisë.


                         "Pa u çlirue Shqipnia,nuk e lëshoj pushkën nga dora"