Prejardhja e fisit Çela.
Levizjet demografike.
Legjenda e shpendit patë.
Fisi ilir i Partinve.
Gjergj Çuli i viti 1467.
Fiset e krahinave verilindore të
Shqipërise,
gjatë lëvizjeve të lira në drejtim të
lindjes dhe
jugperëndimit, diku nga hasmëritë, diku
nga
kërkesat për të gjetur kushte më të mira
jetese,
ranë nga malet në fusha e në afërsi të
qyteteve.
Këtë fat pati dhe fisi Çela nga viset
shqiptare
në Mal të Zi. Sipas tregimtarėve gojor,
i pari 1
tyre Sali Çela, kishte rënë bashkë me
djemtë nga
Mali i Zi në Shalë e prej aty nëë Shtojë
të
Shkodrës. Por dhe prej Shkodre lëvizën
dheu
vendosën në Plana të Milotit.' Siç
duket, me
vdekjene Salës, familja patriarkale prej
më se
60 veta u shpërbë duke marrë drejtime të
ndryshme. Katër vëllezërit: Shahini,
Dylejmani,
Kurti dhe Hyseni vendosen në Gurrë të
Madhe
të Matit: ndërsa Qamili në Velçan të
Pogradecit.2
Dera e tyre, dere me prejardhje
klerikesh
katolik, para islamizmit, kishte nxjerre
ka tër
priftêrinj me emêr. Qenë të ndershem,
bujar, por
dhe te sertë. Dera e tyre, derë bujare,
duke e
mbajtur gjthnjë çelë i dha fisit
mbiemrine
nderuar Çela. Si më të organizurit
mbetën elët
e Matit. Këta ruajtën me fanatizeêm
vetegeverisjen tradicionale autonome te
Dajraktarizmit viril. Por dhe katundi
Gurrë
VMatit nuk ndryshonte nga Pllana e
Milotit, ge
pa dyshim, i vuri në kërkim të një toke
me të
begatshme.
Mê plaku u kishte thënë se po të kapnin
një
pate te egër dhe ta lëshonin, aty ku do
të ulej
ajo, 1shte toka e bekueshme që do t'iu
sillte
mbarësi.
Pas një farë kohe dhe shpendi fatlum
ishte
kapur. "Koha më e përshta
tshme,-kishte thënë
plaku,-asht në të lemun të
diellit". Çasti po
afrohej. Dielli kishte nisur të skuqte
horizontin.
Plaku e kish mbërthyer shpendin mes
duarve
sikur mbante peshën e gjithë globit. E
ngriti mbi
kokë, e pasi i uron fluturim të qetë, i
lutet Zotit
që të ulet në një vend që tiu gjindte
tokën e
deshiruar.
Shpendi, përplasi krahët dy-tre herë,
çau si
shigjetë në drejtim të luginës së Matit,
e pasi
bëri disa fluturime në ajër, sikur
deshte t'ju
thoshte Çelajve "Më shihni, ja do
të ulem. Kjo
është toka juaj".
Pata kalon lumin e Matit dhe qetë qetë
ulet
nenjë vend që më vonë banorët e quajtën
Patin,
nga emëri i shpendit patë që iu gjeti
tokén qe
kërkonin. Edhe legjenda tjetër se nga
krismat e
armëve në fshatin Gurrë u trembën patat
e rane
në Patin nuk është e besueshme.
Ne se i besojmë legjendës, emëri i
katundit
Patin vjen nga emëri i shpendit patë.
Te dhënat dokumentare, me pak
interpretim,
e shmangin këtë legjendë që tingëllon
ftohtë.
Nga fundi i shekullit të II para
Krishtit, në tokat
e Durrahut (Durrësit) deri në rrjedhjene
poshtme të lumit të Matit nisi të
jetonte fisi ilir i
Partinëve." Nëse pranojmëë
metastazën, rënia e
gërmës r, që është e zakonshme në shqipe
dhe
çvendosjen e këtij fisi në drejtim të
lindjes,
atëherë kemi të bejmë me emërin e pastër
ilir
"patinët" e, për rrjedhoje,
dhe të vendit që mori
emërin e fisit në trajtën e sotme Patin.
Në dokumentat osmane emërine fshatit
Patin e hasim në vitin 1467. Në këtë
dokument
të tërheq vëmendjen banori Gjergj Çuli.
Në se gërma U dhe I të mbiemrit Çuli ka
rënë
dhe është ngritur gèrma E dhe A atëherë
nuk ka
dyshim se Gjergj Guli (Çeli) i vitit
1467 është
parardhěësi i fisit të sotëm të Çeleve
të Patinit.E dhena gojore se fisi i sotëm I Çeleve te
Patinit vjen nga kater priftërinj qe e
kishin
mbajtur derën çelë e pasardhësite tyre
morën
për mbiemër gjestin e tyre bujar
tingëllon ftohët.
Në të vërtetë në "Defterin e
Vilajetit të
Dibrës, Dulgobordës, Rjekës,
Çermenikes.. të
vititl467", figurojnë dy
priftërinj: Dom Sendisi
dhe Dom Petra por nuk ka bindje se kêta
dy
prittêrinj dhe jo katër sic na
transmetojnë
tregimtarët gojor, e kanë mbajtur deren
çelé e
nga ky gjest, pasardhësit e tyre nisën
të thirren
me mbiemrin Gela.
Gjithësesi, Çelet si shumica e fiseve të
Shqipërisë verilindore, kanë bërë
lëvizje të lira
duke u vendosur në Shkodër, Pogradec,
Peshkopi, Dibër të Madhe, Tiranë, e deri
në
Amerikë. Por 'zemra" thonë ata,
"ngeli në Patin
të Matit"
Në Patin, më 1840, lindi Bilal Çela i
cili më
vonë do të njihet dhe me mbiemrin
Ballanca.
Në këtë mjedis, mes turbullirave e
hasmërive, nis të hedh shtate të
burrërohët Bilal
Çela. Që në fëmijëri ishin vënë re
ndjenja
shpërthyese që dalëngadalë po gatuanin e
formonin luftëtarin atdhetar të çështjes
kombëtare.
Tregimtarët gojor tregojnë se Bilal Çela
ishte
një njeri me trup të madh, i pashëm e i
shëendetshëm. "Kur kërcente dridhej toka
thonë për të. Ai ishte njëvalltar shumë
i mirë.
Kërcente shumë bukur e me gjithë shpirt
vallet
dyshe dibrane".
Per vrasje brenda fisit u detyrua t'i
kthente
kurrizin Patinit për të mos e parë kurrë
më. Ai
do të ecte drejt Dibrës ku do të bënte
emër si
atdhetar e dalëzot i krahinave shqiptare
nga
shtypja e egër turke e synimet
aneksioniste të
monarkive të Ballkanit.