NEPER VITE


Hysen Çela (Ceni i Zi)-themeluesi i
Oxhakut të Çelajve të Patinit.
Zotërimet e Oxhakut të Çelës.Çelajt
në përkrahje të Ali Pashë Tepelenës,
veprimtar të Lidhjes Shqiptare të
Prizrenit dhe në mbrojtje të Plavës
dhe Gucisë.


Bilal Çela qe pinjollë i Oxhakut të njohur
famëmadh të Çelajve të Patinit. Historia e
Çelajve të Patinit është sa e lashtë aq dhe
komplekse. Ajo fillon me Hysen Çelën e Viteve
1700-1714, apo sic njihet në popull me nofkën,
Ceni i Zi.
Cenii Zi ka qenë një ndër ajanët (udhëheqës,
parësi) më të përmendur të Vilajetit të
Manastirit. Në shekulline XVIII ajanët u
shendruan në feudal të mëdhenj (oxhaqe), që
shtinë në dorë pushtetin krahinor dhe u vunëë
në pozita kundërshtare me pushtetin qëndror
OSman. Kësaj periudhe i përket dhe themelimi
i Oxhakut të Çelajve të Patinit. Në Mat ajanët
më të përmendur citohen: Hysen Çela, 1 biri i
Zenelit, nga Patini, Hasani, Kurti, Halili, Aliu
nga Kurdaria dhe Zeneli nga Selita.° Por jo të
gjithe u ngriten né rrang oxhaku. Albanalogu
8jerman Han dhe rusi Jastrebov, gjate qendrimit
te tyre në Mat, i pari më 1863 dhe i dyti më 1873,
kanë shënuar në punimet e tyre, si zoterues të
Matit katër fise (oxhaqe): Zogollin,elën,
Allamanin dhe Bozhiqin." Fshatrat Patin, Guri
Bardhë, Ketë, Xibër, Gurrë e Madhe, Gurrë e
Vogël, Frankth, Batër, Shëlbatër, Ripë, Dom, Suç
kanë qënë semt i Oxhakut të Çelës. Kuvendii
semtit mbahej te Rrapi i Çelës në Patin." Faik
Konica duke bërë fjalë për oxhaget shqiptare
thotë se
njiheshin në Shqipēri me emërin
"Dyert e Vjetra(e Mëdha) ose "Oxhaqet e
Vjetra". Në vendet e huaja kjo klasë njihej si
"Fisnikëria shqiptare".
Në çerekun e parë të shekulit XX-të oxhaqet
ishin rrudhur mjafte. Dobesimi 1 Oxhaqeve nxori
në plan të parë një "strukture" të re që u quajtën
krerë apo pari e tshatrave a krahinave. Në Mat
si pari dolen: Kadiu në Lis, Krosi ose Rizvani
në Derjan, Vata, Kola, Doda në Macukull ", té
cilët bashke me çelajt në Patin, Allamanin në
Kudari, Bozhiqin e Skënderin në Klos formonin
elitën e vjeter te agallarëve dhe bejlerëve të Matit,
që bashkê me atë të renë e gëzuan këtë ofiq deri
në mes të viteve 40 të shekullit XX-të.
Pavaresisht nga metamorfozat që ka psuar
oxhaku i Çelajve, poseduesit e tij, bënë histori,
një histori, që rrok një hark kohor prej rreth 295
vite (1710-2005).

Më 1711, kur plasi një kryengritje
antiosmane në Manastir, autoritetet e larta turke
në Stamboll urdhëruan matjanët ta shuanin atë.
Matjanët, që udhëhiqeshin nga krerët me emer
të Çelajve dhe Zogollit, përkatësisht Ceni i Zi
dhe Ali bej Zogolli, gjyshi i Xhemal Pashë Matit,
në vend që hynin në luftë kundër kryengritësve
u bashkuan me ta 5,
Ceni i Zi nuk u mjaftua me kaq, por me
kthimin në Mat, së bashku dhe me dy ajanët e
tjerë të kësaj krahine: Zenelin, të birine Zogut
nga Selita dhe Kurtin, të birin e Tanushit nga
Kurdaria, u vunë në krye të kryengritësve për
mos pagimin e taksës së xhizjes. Porta e Lartë,
duke parë rrezikshmërinë që paraqisnin ajanët
e Matit urdhëroi prerë sanxhakbeun e Ohrit,Elbasanit dhe Dukagjinit që të tre ajanët e
lartëpërmendur të kapeshin dhe të dërgoheshin
në selinë perandorakel". Tregimtare gojoOr na
kanë transmetuar se Cenin e Zi, nuk dihet se në
S'kohë e rrethana, e kapën turqit dhe pasi ia
prenë kokën ia dërguan Sulltanit në Stamboll
Pas Cenit të Zi, Çelajt u përfaqësuan në të
GJitha ngjarjet e kohës nga pasardhesit e tij. Një
varg i gjatë emërash të Çelajve ku bashkërisht,
ku veçmas me bëmat e tyre e mbajtēn lartë

flamurin e ngritur nga Ceni i Zi.
Ali Pashë Tepelena në përpjekjet e tija për
nênshtrimin e Bushatllinjëve u mbeshtet, veç të
tjerëve dhe te Çelajt e Patinit, që në këtë kohëë
përfaqësoheshin nga Sali Çela i parë. Në një
dokument të kohës thuhet : Ali Pashë Tepelena
pasi dërgoi në Ohër si mëkëmbës të tij Xheladin
beun nga Poda, futi në dorë vilajetin e Elbasanit
me para dhe ndihma të tjera, nxiti Abdurrhman
beun e Tiranës për pushtimin e Durrësit dhe të
Kavajës, bëri për vete bejlerët e Çelajve të Matit,
në Mirditë futi në dorë me para, Lleshin e Zi
dhe u përpoq të afronte dhe Jusuf bej
Hysenagollin në Dibër të Poshtme.15
Ne sherbim të Ali Pashë Tepelenës ishin
vënë shumë matjan. Me punimin e barotit
punonin 15 vetë. Veli Gjoka prej Cibër- Murrize
ishte një ndër të besuarit e ruatjes të thesarit të Pashajt të Janinësl6, Pranë Ali Pashë Tepelenës
kishte shërbyer dhe Zenel Vata i Macukullit".
Në shërbim të Ali Pashës ishte vënë edhe
Mahmut Pashë Zogolli me detyrën e
komandantit të Kalasë së Litharisës18. Në çastet
e fundit të jetës të vetmit që iu gjenden prane
Ali Pashë Tepelenës qenë Sali bej Çela i Patinit
dhe Metë Dema i Homeshit.
Në mesie viteve 60 të shek XIX në krye të
Oxhakut të Çelajve qëndronte Hysen Sali Çela.
Politika zyrtare sërbe bëri përpjekje maksimale
për ta kthyer në shërbim të idesë së saj".
Beogradi dërgoi disa emisar për ta bindur
Hysen Sali Çelën e Patinit, por më kot. Të gjitha
përpjekjet për ta vënë në shërbim të idesë sërbe
Hysen Sali Çela i hodhi poshtë me neveri. Në
gjurmëte babait eci dhe i biri, Hysen Çela i ri.
Hysen Cela (i riu) mori pjesë në Lidhjen
Shqiptare të Prizrenit dhe qe një ndër
bashkëpunëtorët më të ngushtë të idealogut të
Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Abdyl bej
Frashërit. Që nëvitin 1873 turqit osmanë kishin
bérë përpjekje për te zënë Hysen bej Çelën,
Sulejman bej Hoxhollin dhe Abas bej Dibrën2,.
Merrej vesh. Qëndrimi atdhetar i tij nuk ishte
parë mirë nga Porta. Për këtë Stambolli
népërmes gjeneralit famëkeq Dervish Pasha
arrestoi dhe e internoi në Turqi "... Hysen bej
Çelën e Matit dhe personalitete të tjera të
shquara të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit"21
Hysen Bej Çela nuk u lejua që të kthehet më në
atdhe. Ai vdiq në internim diku në afersi të
Kojnes (Turqi). Në kujtesën historike të popullit
Shqiptar ka ngelur përjetësisht e gjalle dhe
PJesemarrja në luftë për mbrojtjene Plaves dhe
te Gucisë të Dylejman Sali Çelës të Patinit.
Dylejman Sali Çela dhe Hysen Sali Çela ishin
vëllezër e babajt të Bilal Çelës, Shahin Sali Çelës.
Shahini ka qenë një ndër feudalët më të
fuqishëm të Matit. Ai kishte arritur të ndërtonte
dhe një urë me hark mbi Sheun e Madh me
gjatësi 6nm, gjërësi 2m dhe trashësi 0.65m, që për
kohën duhet marrë në konsideratë. Ura qe
ndërtuar me gurë gëlqere2
Edhe sot kësaj urei thonë "Ura e Shahinit"23.
Zogolli u përpoq disa herë që rivalin e tij
potencial, Shahin bej Çelën ta eleminonte
fizikisht, gjë që ia arriti në pleqërinë e thellë kur
Shahin Çela kishte zënë shtratin. Historia e
Çeleve vazhdon. Një histori, që dhe pse në kohë,
rrethana e qeveri të ndryshme është lënë nëë
harresě, gjithsesi nuk është fshirë nga kujtesa
historike. Të paktën tradita gojore na e ka
transmetuar me të mirat dhe të këqiat e
ndodhura. Në këtë pikpamje dhe veprimtaria
e Kaçakut të çartur Bilal Çela, që kishte ngelur
në kuadrin e "Odės Dibrane" duhej nxjerrê prej
saj për një publik më të kualifikuar e më të gjërë.
Kjo po bëhet dhe në këtë monografi.


                         "Pa u çlirue Shqipnia,nuk e lëshoj pushkën nga dora"