LEVIZJET E FISIT CELA


-Hysen Cela (Ceni I Zi)-themeluesi I Oxhakut te Celajve te Patinit.
-Zoterimet e Oxhakut te Celes.Celajt ne perkrahje te Ali Pash Tepelenes,veprimtar te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit dhe ne mbrojtje te Plaves dhe Gucise.
Bilal Cela qe pinjolle I Oxhakut te njohur famemadhe te Celajve te patinit.Historia e Celajve te Patinit eshte sa e lashte aq dhe komplekse.Ajo fillon me Hysen Celen e Viteve 1700-1714,apo sic njihet ne popull me nofken,Ceni I Zi.
Ceni I Zi ka qene nje nder ajanet (udheheqes,paresi) me te permendur te Vilajetit te Manastirit.Ne shekullin e XVIII ajanet u shendruan ne feudal te medhenj (oxhaqe),qe shtine ne dore pushtetin krahinor dhe u vune ne pozita kundershtare me pushtetin qendror osman.Kesaj periudhe I perket dhe themelimi I Oxhakut te Celajve te Patinit.Ne mat ajanet me te permendur citohen:Hysen Cela,i biri Zenelit nga patini,Hasani,Kurti,Halili,Aliu nga Kurdaria dhe Zeneli nga Selita.Por jo te gjithe u ngriten ne rrang oxhaku.Albanologu gjerman Han dhe rusi Jastrebov,gjate qendrimit te tyre ne Mat,I pari me 1863 dhe I dyti me 1873,kane shenuar ne punimet e tyre,si zoterues te Matit kater fise(oxhaqe):Zogollin ,Celen,Allamanin dhe Boziqin.Fshatrat Patin,Guri I Bardhe,Kete,Xiber,Gurre e Madhe,Gure e Vogel,Frankth,Bater,Shelbater,Ripe,Dom,Suc,kane qene semt I Oxhakut te Celes.Kuvendi I semtit mbahej te Rapi I Celes ne Patin.Faik Konica duke bere fjale per oxhaqet shqiptare thote se njiheshin ne Shqiperi me emrin “Dyert e Vjetra (e Medha)”ose”Oxhaqet e Vjetra”.Ne vendet e huaja kjo klase njihej si “Fisnikeria shqipetare”.
Ne cerekun e pare te shekullit XX-te oxhaqet ishin rrudhur mjafte “strukture”te re qe u quajten krere apo pari e fshatrave e krahinave.Ne Mat si dolen:Kadiu ne Lis,Krosi ose Rizvani ne Derjan,Vata,Kola,Doda ne Macukull te cilet bashke me Celajt ne Patin,Allamanin ne Kudari,Bozhiqin e Skenderin ne Klos formonin eliten e vjeter te agallareve dhe bejlereve te Matit,qe bashke me ate te terene e gezuan kete ofiq deri ne mes te viteve 40 te shekullit XX-te.
Pavarsisht nga metamorfozet qe ka pasur oxhaku I Celajve,poseduesit e tij,bene histori,nje histori ,qe rrok nje hark kohor prej rreth 295 vite (1710-2005).
Me 1711,kur plasi nje kryengritje antiosmane ne manastir ,autoritetet e larta turke ne Stamboll urdheruan matjanet ta shuanin ate.Matjanet,qe u udhehiqeshin nga kreret me emer te Celajve dhe Zogolloi,perkatesishte Ceni I Zi dhe Ali Zogolli,gjyshi I Xhemal Pashe Matit ne vend qt hynin ne lufte kunder kryengritesve u bashkuan me ta.
Ceni I Zi nuk u mjaftua me kaq,por me kthimin ne Mat,se bashku dhe me dy ajanet e tjere te kesaj krahine:Zenelin,te birin e Zogut nga Selita dhe Kurtin,te birin e Tanushit nga Kurdaria,u vune ne krye te kryengritesve per mos pagimin  e takses se xhizjes.Porta e Larte duke pare rezikshmerine qe paraqesin ajanet e Matit urdheroi prere anaxhakbeun e Ohrit,Elbasanit dhe Dukagjinit qe te tre ajanet e lartepermendur te kapeshin dhe te dergoheshin ne seline perandorike.Tregimtaret gojor na kane transmetuar se Ceni I Zi nuk dihet se ne ckohe e rrethana e kapen turqit dhe pasi ia prene koken ia derguan Sulltanit ne Stamboll.
Pas Cenit te Zi Celajt u perfaqesunan ne te gjitha ngjarjet e kohes nga pasardhesit e tij.Nje varg I gjate emerash te Celajve ku bashkerisht,ku vecmas me bemat e tyre e mbajten larte flamurin e ngritur nga Ceni I Zi.
Ali Pashe Tepelena ne perpjekjet e tij per nenshtrimin e bushatllinjeve u mbeshtete,vec te tjereve dhe te Celajt e Patinit,qe ne keto kohe perfaqesoheshin nga Sali Cela I Pare.Ne nje dokumen te kohes thuhet:Ali Pash Tepelena pasi dergoi ne Oher si mekembes te tij Xheladin beun nga Poda,futi ne dore vilajetin e elbasanit me para dhe ndihma te tjera,nxiti Abdurahman beun e Tiranes per pushtimin e Durresit dhe te Kavajes,beri per vete bejleret e Celajve te matit,ne Mirdite futi ne dore me para,Lleshin e Zi dhe u perpoq te afronte dhe Jusuf bej Hysen agollin ne Diber te Poshtme.
Ne sherbim te Ali Pash Tepelenes ishin vene shume Matjan.Me punimin e barotit punonin 15 vete.Veli Gjoka prej Ciber-Murrize ishte nje nder te besuarit e ruajtjes te thesarit te Pashajt te Janinen.Prane Ali Pash Tepelenes kishte sherbyer dhe Zenel Vata I Macukullit.
Ne sherbim te Ali pashes ishte vene edhe Mahmut Pashe Zogolli me detyren e komandantit te Klases se Litharises.Ne castet e fundit te jetes te vetmit qe iu gjenden prane Ali pashe Tepelenes qene Sali bej Cela I Patinit dhe Mete Dema I Homeshit.Ne mesi e viteve 60 te shek XIX ne krye te Oxhakut te Celajve qendronte Hysen Sali Cela.Politika zyrtare serbe beri perpjekje maksimale per ta kthyer ne sherbim te idese se saj.Beogradi dergoi disa emisar per ta bindur Hysen Sali Celen e Patinit,por me kot.Te gjitha perpjekjet per ta vene ne sherbim te idese serbe Hysen Sali Cela I hodhi poshte me neveri.Ne gjurmet e babait eci dhe I biri,Hysen Cela I ri.hysen Cela (I riu) mori pjese ne Lidhjen Shqipetare te Prizrenit dhe qe nje nder bashkepuntoret me te ngushte te idealogut te Lidhjes Shqipetare te Prizrenit Abdyl bej Frasheri.Qe ne vitin 1873 turqit osmane kishin bere perpjekje per te zene Hysen bej Celen,Sulejman bej Hoxholli dha Abas bej Dibren.Merrej vesh.Qendrimi atdhetar I tij nuk ishte pare mire nga porta.Per kete stambolli nepermes gjeneralit famekeq Dervish Pasha arrestoi dhe e internoi ne Turqi …Hysen bej Celen e Matit dhe personalitetet te tjera te shquara te Lidhjes Shqipetare te Prizrenit .Hysen bej Cela nuk u lejua qe te kthehet me ne atdhe .Ai vdiq ne internim diku ne afersi te shqipetar ka ngelur perjetesisht e gjalle dhe pjesmarrja ne lufte per mbrojtjen e Plaves dhe te Gucit te Dylejman Sali Celes te Patinit.
Dyjleman Sali Cela dhe Hysen Sali Cela ishin vellezer e babajt te Bilal Celes,Shahin Sali Celes.
Shahini ka qene nje nder feudalet me te fuqishem te Matit.Ai kishte arritur te ndertonte dhe nje ure me hark mbi Sheun e Madh me gjatesi 6m,gjeresi 2m dhe trashesi 0.65m,qe per kohen duhet marre ne konsiderate.Ura qe ndertuar me gure gelqere.
Edhe sot kesaj ure I thone “Ura e Shahinit”
Zogolli u perpoq disa her qe rivalin e tij pontecial,Shahin bej Celen ta eliminonte fizikisht,gje qe ai arriti ne pleqerine e thelle kur Shahin Cela kishte zene shtratin.Historia e Celave vazhdon.Nje histori,qe dhe pse ne kohe ,rrethana e qeveri te ndryshme eshte lene ne harrese,gjithsesi nuk eshte fshire nga kujtesa historike.Te pakten tradita gojore na e ka transmetuar me te mirat dhe te keqijat e ndodhura.Ne kete pikepamje dhe veprimtari e Kacakut te cartur e”Odes Dibrane”duhej nxjerre prej saj per nje publik me te kualifikuar e me te gjere.Kjo po behet dhe ne kete monografi.

                         "Pa u çlirue Shqipnia,nuk e lëshoj pushkën nga dora"