LEVIZJA KACAKE


Fillesat e lëvizjes kaçake në Dibëër.
Bilal Çela dhe çeta e tij kaçake.
Kaçakët e tjerë të Dibrës.


Lëvizja kaçake në Dibër, madje në të gjithat
viset shqiptare, ka qenëe njohur prej kohësh.
Te paktën që në vitin 1564, dokumentet osmane,
përmendin veprimet e kaçakëve në Dibër, gjë e
kishte shqetësuar seriozishtë Portën e Lartë.
Sipas një relacioni qëi dërgohej nga sanxhakui
Elbasanit, ky i fundit ankohej se nuk ishte "në
gjendje qëti kapte ata", kaçakët. Lëvizja kaçake
ka qenë një ndër format e qëndresës të popullit
shqiptar kundër pushtetit osman dhe ka patur
tërësisht karakter politikë. Ajo si një lëvizje
spontane, si revoltë e individëve të veçantë
kundër shtypjes, terrorit e shfrytëzimit
zhvillohej në periudhën e rënies të lëvizjeve
masive të arma tos ura dhe shkrihej me këtë
levizje kur kjo merrte hov.
Termi kaçak shpesh indetifikohej dhe me

komit e cub. Etimiologjikisht termi kaçak eshtë
e burimit të turqishtes, që shqiperonet 1k apo
1Kje, sipas zbërthimit kaçti-iku dhe ak, akt-u
duk. Në "Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, botim
I vitit 1980, fjala kaçak përkufizohet: "AI që ikte
nga shtěpia, jetonte fshehur si cub (zakonisht në
mal) dhe luftonte kunder padrej tësive
shoqërore, kundër klasave shfrytezuese e
pushtuese të huaj."
Edhe fjala komit në "tjalor i gjuhes sé sotme
shqipe" jepet përafërsisht si dhe fjala kaçak, por
me një përkufizim pak me te fuqishëm
"Komitë thuhet në fjalor, është një "Kryengritës
që dilte malit e luftonte për lirinë e atdheut dhe
për drejtësi shoqërore kunder shtypjes e
shfytëzuesves."
Komitët në ndryshim nga Kaçakët
organizoheshin në çeta dhe kryenin veprime mė
të organizuara. Edhe kaçakët organizoheshin në
çeta, por veprimet e tyre shpesh herë dilnin nga
kornizat për të cilët organizoheshin. Sidoqoftë
kaçakët apo komitët, në çerekun e fundit të
qëndrimit të Turqisë Osmane në Ballkan, e për
rrjedhojë në Shqipëri, kur lufta e armatosur për
çlirim, pavarësi e liri nisi të intensifikohej ata,
kaçakët dhe komitët, u quaj tën nga populli
"LUFTETARË TË LIRISË"
Lëvizja kaçake në Dibër njohu zhvillime të
fuqishme aty nga mesi viteve 90 të shek.XIX.
Bilal Çela, Tahir Tola, Islam Onbashi formojnë
çetat kaçakesi dhe në krye të tyre kryejnë
veprime të armatosura kundër garnizoneve,
kollonave e karvaneve turke dhe veçanërisht
kundër bandave serbo-bullgare në korridoret
Diber-Pollog-Vardar; Dibër-Koxhaxhik-Petrinë
dhe Dibër-Strugë-Ohër, ku popullsia shqiptare
e këtyre viseve rrezikohej seriozisht të binte pre
e pansllavizmit shovinist. Gjatë kohës së
pushtimit osman shpesh kaçakët kryenin
veprime të karakterit të pastër politikë për ta
věnë Portën e Lartë në pozita të vështira. Në
plan me fuqitë e mëdha dhe veçanërisht me
Rusinë cariste e cila hiqej si përkrahëse e sllave
të Ballkanit. Kështu Sul Hupi i Bulqizës, aty nga
fundi i vitit 1900, i shtyrë nga She Sul i Zerqanit,
rrëmbeu 13 priftërinj ortodoks që shërbenin në
viset shqiptare të Maqedonisë Perendimore dhe
i sjellë në Zerqan. Porta e Lartë e gjendur para
presionit të fuqive të mëdha dhe veçanërisht të
Rusisë, detyrohej ose të paguante për lirimin e
tyre, ose të tërhiqej nga ata vise.
Nga viti 1872 dhe deri në 1922 lëvizja kaçake
ne Dibèr njohu disa nga kreret e saj, qe ne Situate e kohë të ndryshme kalonin nga gjendja pasive
në veprime të forta të armatosura. Më t
pérmendur në këtë gjysëm shekulli (1872-1922
kanë qenë: Lam Daci i Zogje, Isuf Doda nga
keçi, Nasuf aga nga Maqellara, Bilal Çela nga
Ballanca, Sul Hupi nga Bulqiza, Sul Sinani nga
Boçeva, Cup Bitrit nga Çidhna, të Taf Izvirés nga
Izvira (Çerenec), të Merë Kolecit e Sul Koneshës
nga Selishta, Mustafa Xheka nga Gjorica, Ali
Pustina nga Dibra e Madhe, Mersim e Selim
Dema nga Homeshi, Ram Duka nga Spasi, Çup
Duka nga Shtushajt, Shahin Daci nga Zogjet,
Xheladin Seferi nga Luznia, Merë Ceku, Bafte
Dani, Murat Ceku nga Topojani, Misim Ahmeti
nga Dardha, Murat Kaloshi nga Kandri, Esat
Grana nga Gjorica, Can Marku nga Reçi etj.
Lëvizjen kaçake në Dibër, histografia
maqedonase éshtë përpjekur sistematikisht ta
denigrojë. Dhe kjo kuptohet. Lëvizja kaçake në
Diber zhvillohej në kuadrin e lëvizjes kombëtare
shqiptare, gjë që binte ndeshë me synimet serbo-
bullgare për përfitime territoriale në kurriz të
trojeve shqip tare.
Zakonisht çetat kaçake formoheshin me
luftêtar të njohur nga e njëjta krahinë. Në krye
të çetave qëndronin persona inteligjent, te
shkathet, trima e qě dalloheshin si kundërshtar
te regjimit. Késhtu kaçakët e Sul Hupit ishin nga Bulqiza e Zerqanit, ata të Shahin Dacit ishin
nga Zogjet, të Misim Ahmetit nga Dardha etj
Perjashtim bënin kaçakët e Bilal Çelës, që ishin
nga katundet e Grykës së Vogël dhe Dibrës së
Madhe me rrethinë. Kjo shpjegohet me atë që
Bilal Çela kishte jetuar një kohë të gjatë në
katunde, e njihnin dhe i njihte, kishte ndarë me
ta të mirat dhe të këqiat, i kishte provuar e kishin
provuar në sa e sa situate të vështira kundër
pushtetit osmanë në këta anë Sic dihet, karakteri
i veprimeve luftarake të kaçakëve, kufizohej
brenda për brenda çetës dhe shumë rrallë
vepronin të organizuar e në bashkëveprim me
një çetë tjetër si motër në plan krahine apo nder
krahine. Por ama kur forcat vullnetare popullore
kryengritëse dibrane organizoheshin në shkallë
krahine ja ndërkrahine kundër pushtuesve të
huaj, krerët e lëvizjes kaçake dhe
bashkëluftëtarët e tyre ingranoheshin
natyrshëmnë rradhët e tyre. Kështu mund të
përmendim Mersim Demën, Suf Xhelilin, Misim
Ahmetin, Xheladin Seferin etj.
Eshtë e vërtetë që lëvizja kaçake dibrane ka
qenë e pranishme dhe më e fuqishme në visit
shqiptare të Maqedonisë Perëndimore, atje ku
rreziku serbo-bullgar ka qenë serioz, trishtues
e tejet këmbëngulës. Por kjo nuk don të thotë se
kaçakët e Dibrës nuk kanë vepruar dhe në vise
të tjera. Nuk ka dyshim se një nga arsyet që
Kaçaku i Çartur Bilal ka vepruar e luftuar në
 visit shqiptare të Maqedonisë Perëndimore Ka
qenë mbrojtja e popullsisë shqiptare atje. Dhe
kjo nuk është pak.

                         "Pa u çlirue Shqipnia,nuk e lëshoj pushkën nga dora"